Ndërron jetë ish-zëvendëskryeministri grek Teodor Pangallos
Ish-zëvendëskryeministri i Jashtëm grek Theodoros Pangalos, me origjinë avranitase, ka vdekur në moshën 84-vjeçare.
Familja e Pangalos tha në Twitter se ai vdiq i qetë në shtëpi të mërkurën. Zyra e kryeministrit në detyrë, Joannis Sarmas shprehu ngushëllime ashtu si edhe politikanë të tjerë kryesorë grekë.
Teodor Pangallos lindi në vitin 1938 në Elefsina, një qytezë e banuar nga popullsi arvanitase. Ai është nipi i ish-Kryetarit të Greqisë më 1925-1926 gjeneralit me të njëjtin emër Teodor Pangallo.
I rritur në një familje të madhe që ka luajtur rol të rëndësishëm në jetën ushtarake-politike në Greqi edhe Teodor Pangallo i riu vazhdoi rrugën për të qenë një nga figurat e njohura të jetës politikës greke.
Pasi mbaroi gjimnazin vazhdoi studimet në Universitetin e Athinës ku u diplomua në drejtësi dhe ekonomi. Për disa vite ka punuar profesor në Universitetin e Parisit të Sorbonit dhe në atë të Athinës.
Për herë të parë u zgjodh deputet i partisë Socialiste PASOK më 1981 në zonën e Atikis. Nga viti 1982-1984 ka qenë zëvendësministër i ministrisë së Tregtisë, nga 1984-1985 ka qenë zëvendësministër i jashtëm, 1985-1989 ministër plotësues i ministrisë së Jashtme, 1989-1993 përfaqësues i Greqisë në Këshillin Europian, 1993-1994 ministër plotësues i ministrisë së Jashtme, 1994 ministër i Transporti dhe i Lidhjeve, 1996-1999 ministër i jashtëm i Greqisë, 2000 ministër i Kulturës dhe zëvendëskryeministër e Greqisë 2009-. Është babai i pesë fëmijëve.
Teodor Pangallos gjithnjë nëpër intervistat që ka dhënë për shtypin grek ka pohuar krenarinë e tij që është arvanitas.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës