Rama reagon pas takimit me Vuçiç në Moldavi: T’i jepet fund absurdit kërcënues
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me takimin që ai pati me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, gjatë Samitit të Komuniteteit Evropian që po mbahet në Moldavi.
Përmes një postimi në facebook, Rama ka ndarë momentet nga takimi, ku në mbishkrimin e pamjeve thekson se konflikti në Veriun e Kosovës duhet të zgjidhet në bashkëpunim me botën demokratike. Shefi i qeverisë në Tiranë nënvizon se i duhet dhënë fund absurdit kërcënues dhe të shkohet drejt marrëveshjes finale mes Serbisë dhe Kosovës.
“Rajoni duhet të hyjë në një marrëdhënie të re me BE-në, ndërkohë që konflikti në Veriun e Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike, duke u dhënë fund absurdit kërcënues e duke finalizuar marrëveshjen e normalizimit dhe njohjes së ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë”, shkruan rama në facebook.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rama takon Vuçiç në Moldavi, zbardhen detaje nga biseda
- Vuçiç përplaset me Vjosa Osmanin në Moldavi! Ja çfarë deklaruan
- Vuçiç: Kosova t’i tërheqë “kryetarët e supozuar”
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në