Vuçiç përplaset me Vjosa Osmanin në Moldavi! Ja çfarë deklaruan

KOMENTE


SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Serbia duhet të ndalojë aktivitetet e saj që synojnë destabilizimin e Kosovës për t’i dhënë fund dhunës në veri të vendit, tha të enjten presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

“Sfida vjen nga Serbia, një vend që ende duhet ta pranojë të kaluarën e tij”, tha Osmani për agjencinë e lajmeve Reuters.

“Situata është e tensionuar, por ne duhet të sigurohemi që të rivendosim sundimin e ligjit në Kosovë dhe të kuptojmë se kërcënimi vjen nga mohimi i ekzistencës së Kosovës si shtet sovran nga ana e Serbisë”, tha ajo.

- Advertisement -

Osmani tha se Serbia po mbështet aktivisht “strukturat ilegale” në Kosovë për të destabilizuar vendin nga brenda.

Autoritetet e Kosovës kanë fajësuar “bandat kriminale serbe”, të dirigjuara nga Beogradi, për tensionet në veriun e vendit, të banuar me shumicë serbe.

“Presidenti Vuçiç duhet të ndalojë së mbështeturi bandat kriminale nëse ai vërtet dëshiron paqen”, tha ajo. “Ai ende nuk e ka treguar këtë.”

Vuçiç e ka hedhur fajin te kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai, të enjten u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës që t’i tërheqin, siç i quajti ai, “kryetarët e supozuar” nga komunat me shumicë serbe në veri, për t’i ulur tensionet që kanë shkaktuar dhunë.

Duke folur pas mbërritjes në një samit të Komunitetit Politik Evropian në Moldavi, Vuçiç tha se një hap i tillë do të ishte “lëvizja më e fuqishme” për zgjidhjen e krizës, shkruan REL.

Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, Vuçiç tha se nuk pret takime të lehta me udhëheqësit evropianë në Moldavi.

“Është e rëndësishme që ne të përpiqemi të ruajmë paqen dhe stabilitetin”, tha mes tjerash presidenti serb.

Udhëheqësit e 27 vendeve të Bashkimit Evropian dhe të 20 vendeve të tjera evropiane mblidhen sot në Kishinjev të Moldavisë, për të diskutuar për një varg çështjesh, mes tyre edhe tensionet në veri të Kosovës, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, pritet të takojë atje presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Një ditë më herët, Borrell takoi në Bratislavë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se ai i kishte kërkuar kryeministrit të Kosovës në Sllovaki, të mërkurën, që të luante rolin e tij në zbutjen e krizës dhe shtoi se shpreson që të njëjtin mesazh t’ia transmetonte presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, në Moldavi.

“Ne kemi arritur në një pikë që është e domosdoshme që nivelet alarmante të dhunës të vërejtura në fillim të kësaj jave të ndalen menjëherë. Dështimi për ta bërë këtë mund të çojë në një situatë shumë të rrezikshme”, tha ai.

Samiti në Moldavi do të prekë gjithashtu një sërë çështjesh strategjike, duke filluar nga energjia te siguria kibernetike dhe migrimi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 











LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

“Zelensky mos të ofendojë më kurrë polakët”- Ashpërsohet përplasja Ukrainë-Poloni

Në mospajtime e sipër lidhur me tregtinë për grurin, kryeministri polak, Mateusz Morawiecki i ka shtuar kritikat ndaj presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, lidhur me...

Ukraina valë raketash mbi flotën ruse në Detin e Zi, goditet baza në Krime

Ukraina kreu të premten një sulm me raketa ndaj bazës kryesore të flotës ruse në detin e Zi. Video dhe foto të publikuara treguan re...

“CIA të nisë hetimet”- Deputeti i PDK: Ka sinkronizim Kurti-Vuçiç- BE për dialogun

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, ishte i ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania, ku foli në lidhje me dështimin e...





TË FUNDIT

“Zelensky mos të ofendojë më kurrë polakët”- Ashpërsohet përplasja Ukrainë-Poloni

Në mospajtime e sipër lidhur me tregtinë për grurin, kryeministri polak, Mateusz Morawiecki i ka shtuar kritikat ndaj presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, lidhur me...

Ukraina valë raketash mbi flotën ruse në Detin e Zi, goditet baza në Krime

Ukraina kreu të premten një sulm me raketa ndaj bazës kryesore të flotës ruse në detin e Zi. Video dhe foto të publikuara treguan re...

“CIA të nisë hetimet”- Deputeti i PDK: Ka sinkronizim Kurti-Vuçiç- BE për dialogun

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, ishte i ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania, ku foli në lidhje me dështimin e...

“Dritani i shërbeu kombit”, Dilaver Goxhaj: Im bir nuk kërkon mëshirë, por drejtësi

Babai i Dritan Goxhaj, ish-gjenerali Dilaver Goxhaj tha na një intervistë për Euronews Albania se djali i tij i cili ka luftuar në dy...

Pritet certifikimi i dronëve “taksi” për njerëzit gjatë Lojërave Olimpike 2024

Një shërbim taksi ajror elektrik do të nisë gjatë Lojërave Olimpike 2024. Por si do të duket në të vërtetë udhëtimi? "Fillimisht do të bëni...











Sondazh

Si i vlerësoni qëndrimet e kryeministrit Kurti për situatën në veri të Kosovës? Kush ka të drejtë?
×