Përfundon provimi i parë i Maturës, as kamerat nuk e ndalojnë daljen e tezës

1 Qershor 2023 | 12:43

Është mbajtur këtë të enjte provimi i parë i Maturës Shtetërore, ku 30 mijë nxënës iu nënshrtruan testimit të njohurive për gjuhën e huaj.

Por ajo që ra në sy si çdo vit, ishte dalja e tezës së provimit 30 minuta pas nisjes së testimit.

Pavarësisht vendosjes së kamerave dhe rritjes së mbikqyrjes nga ana e administratorëve, kjo nuk i ka ndaluar nxënësit të nxjerrin telefonin dhe të publikojnë në rrjet tezës e provimit.

“Janë hartuar teza të veçanta për t’iu përshtatur nevojave të maturantëve. Këtë vit risi kanë qenë kamerat e sigurisë dhe një mbikqyrje e lartë e administratorëve dhe mësuesve për sa i takon sigursë dhe ecurisë së një provimi sa më të mbarë. Kjo gjë nuk i ka ndalur maturantët që të fshehin telefonat dhe pas 30 minutave nga nisja e provimit të dalë dhe teza varianti i parë. Pas disa minutash ka dalë dhe varianti i dytë dhe përgjigjet e sakta”, tha gazetarja e Euroneës Ornela Budlla.

Pas provimit të gjuhës së huaj, maturantët do t’i nënshtrohen më datën 7 provimit të gjuhës shqipe, matematikës më 13 Qershor dhe provimit të lëndës më zgjedhje më 19 qershor.

Provimet do të zhvillohen në korridoret e shkollave apo në palestra dhe i gjithë testimi do të monitorohet me kamera për të eliminuar kopjimet apo dhe përdorimin e telefonave gjatë testit. Për administrimin e provimeve janë angazhuar mbi 7800 mësues.

Varianti B i tezës:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozita po tenton të kapë protestën”, Hitaj: Ka ardhur momenti të krijohet një grup që të diskutojë kërkesat

Gazetari Arbër Hitaj i ftuar këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën. Gjatë fjalës së...
22:17 | 18/06/2026

Vangjeli: Protestat paqësore kanë 2 herë më shumë shanse të fitojnë se protestat radikale

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, gazetari Lorenc Vangjeli u shpreh se suksesi i protestës në Tiranë, e...
22:07 | 18/06/2026

Kadilli tregon disa grupime që përbëjnë protestën: Radikalë të majtë dhe islam politik

I ftuar këtë të enjte në NOW me Erla Mëhillin, politikani Fatbardh Kadilli u shpreh se protesta, e cila sot hyri në ditën e saj...
21:42 | 18/06/2026