Gazetari zbulon kur mund të nisin negociatat Kosovë-Serbi: Po ndërmjetëson Erdogan
Gazetari Abdylvehap Ejupi analizoi në Euronews Albania pozicionin e Turqisë në konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës. Ejupi tha se Turqia ka marrë një rol negociues pas tensioneve në Veri pasi është një partner i besueshëm nga të dyja palët.
Gazetari theksoi se pozicioni negociues i Turqisë mund të rritet pas ditës së shtunë kur pritet të inagurohet Erdogan si presidenti i Turqisë pas fitores në zgjedhje.
Madje Ejupi shkoi dhe më tej teksa tha se e diela mund të jetë dhe dita e negocimit mes Kosovës dhe Serbisë.
“Raportet e Turqisë janë të nivelit të lartë dhe me presidenten Vjosa dhe me kryeministrin Kurti. Kurti ishte përpara disa muajsh i ftuar në Stamboll ku pati dhe një deklaratë të përbashkët me Erdogan dhe një shtrëngim duarsh, që ishte një sinjal shumë i fuqishëm që kushdo që është në pushtet në Kosovë dhe Shqipëri, Turqia do vazhdojë në politikën e jashtme të ketë raporte solide. Në Kosovë dhe Bosnje ka një interes të shtuar të Turqisë pasi Serdia gjeneron një destabilitet në rajon.
Turqia do të ketë një ndikim shumë të madh në ndërmjetësimin e raportit mes dy vendeve, duke qenë se është partner i pranueshëm nga të dy palësh. Veçanërisht pas ditës së shtunë ku pritet që Erdogan të inagurohet si president i Turqisë dhe dita e diel mund të jetë dita e negocimit”, tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin
Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci
Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin