Paralajmëron eksperti Shuperka: Duhen marrë masa, duhanpirësit po rriten
Konsumatorët e duhanit po vijojnë të rriten. Në nivel global numërohen 1.3 miliardë duhanpirës. Edhe në vendin tonë shifrat nuk janë të kënaqshme.
Pavarësisht politikave të ndërmarra niveli i duhanpirjes në Shqipëri vijon të jetë 22%.
“36% duhanpirës janë djem dhe 7% janë femra. Femrat po rriten,” – tha eksperti për produktet e duhanit, Roland Shuperka.
Në vitin 2007 Shqipëria u vlerësua nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për luftën kundër duhanit, sot situata nuk është e njëjtë.
Një botë pa tym duhani është objektivi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Suedia është vendi I parë që e ka ulur nivelin e duhanpirjes në 5% vetëm duke përdorur produktet alternative të cilat kanë nikotinë por jo katran si duhani tradicional dhe që është shkaktar për shumë sëmundje dhe vdekje.
Eksperti Shuperka shprehet se duhet marrë shembull nga Suedia dhe duhen ofruar produkte alternative për duhanpirësit që duan ta lënë.
Në Shqipëri cigaret elektronike po përdoren gjerësisht nga adoleshentët, gjë e cila sipas ekspertëve është totalisht e ndaluar pasi këto produkte përmbajnë nikotinë dhe të bëjnë të varur.
LEXONI GJITHASHTU:
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush