Humb jetën nga Covid mjeku anestezist, Mihal Kërçi
Një tjetër mjek nga radhët e bluzëve të bardha ka humbur jetën këtë të dielë si pasojë e koronavirusit.
Viktima e radhës është kryetari i Shoqatës së Anestezi-Terapi Intensive, doktor Mihal Kërci.
Lajmin për humbjen e tij e ka dhënë Tritan Shehu, i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se kjo është një ditë zije për Anestezi-Reanimacionin e mjekësinë shqiptare.
“Nje “Requiem” per Prof. Dr. Mihal Kërci! Sot dite zije per Anestezi-Reanimacionin e mjekesine shqiptare! Disa ore me pare, pas jave perpjekje, disa here shpresash, me tej deshperimesh ne humbem nje nga koleget tane me te mire, Kryetarin e Shoqates sone te Anestezi-Terapi Intensive, mikun e vlefshem, njeriun e ditur, te mire e te pa pertueshem, Mihalin tone! Familja e tij humbi ate pjestar, bashkeshort e baba shembellor. Studentet nuk do te degjojne me leksionet e tij plot shkence e pasion, pacientet nuk do ta kene me ne momentet me te veshtira te tyre mbi koke, duke u transmetuar shprese, besim e qetesi! Anestezi-Reanimacionit shqiptar e Rajonal do t’i mungoje nje nga “kolonat” e organizatoret me te vlefshem te tij, zeri i tij nuk do te degjohet me plot dije e eksperience ne Konferencat, debatet, diskutimet tona.
Do na mungoje te gjitheve, familjareve, kolegeve, shokeve, miqve, te semureve qe presin te sherohen…qytetareve ne terresi. Ta kujtojme gjithemone ashtu sic ishte ne jeten e punen e tij! Ngushellimet me te sinqerta e te dhimbeshme”, shkruan Shehu.
Mjekët që kanë ndërruar jetë për shkak të COVID-19:
1. Anibal Byberi (53 vjeç) – mjek i përgjithshëm, Bajram Curri.
2. Astrit Hzairi (54 vjeç) – mjek i përgjithshëm, Kukës.
3. Arian Pushi (58 vjeç) – mjek hematolog, Tiranë.
4. Agron Menzelxhiu (71 vjeç) – kirurg, Elbasan.
5. Memo Boçi (81 vjeç) – epidemiolog, Tiranë.
6. Hysni Shkjau (69 vjeç) – mjek familje, Pukë.
7. Vilson Topulli (73 vjeç) – epidemiolog, Tiranë.
8. Zyliha Kraja (78 vjeçe) – kirurge, Shkodër.
9. Esat Pashaj (71 vjeç) – mjek i përgjithshëm, Skrapar.
10. Muharrem Xhepexhiu (64 vjeç) – mjek familjeje, Lushnjë.
11. Sefer Dervishi (61 vjeç) – mjek familjeje, Kavajë.
12. Ilirjan Draçi (66 vjeç) – mjek i përgjithshëm, Tiranë.
13. Hidajet Deda (67 vjeç) – pediatër, Kavajë.
14. Eduart Dhamo (57 vjeç) – mjek i përgjithshëm,Lushnjë.
15. Sefer Dervishi (61 vjeç) – mjek i përgjithshëm, Kavajë.
16. Shaqir Shehu (68 vjeç) – kirurg, Kukës.
17. Ibrahim Kaziu (68 vjeç) – pneumolog, Dibër.
18. Ferdinand Shkrepa (68 vjeç) – okulist, Elbasan.
19. Bledi Nini (48 vjeç) – otorinolaringolog, Tiranë.
20. Myftar Zemani (78 vjeç) – mjek familjeje, Fier.
21. Leonard Kamberi (47 vjeç) – gjinekolog, Vlorë.
22. Suela Muça (48 vjeçe) – gjinekologe, Tiranë
23. Drini Dobi (51 vjeç) – neurolog, Tiranë
24. Mihal Kërci – anestezist, Tiranë
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur