Karkaleci italian dhe ai maroken po bëjnë namin! Jonxha dhe bishtajoret rrezikohen
Karkaleci është një problem i madh për të mbjellat sidomos në zonën e Myzeqesë.
Autoriteti i Veterinarisë ka bërë me dije se bazuar nga vrojtimi fushor, u konkludua së struktura e popullatës së karkalecave është i përberë nga karkaleci italian dhe ai maroken.
Ejup Çota, pedagog i mbrojtjes së bimëve në Universitetin Bujqësor tha në GoodMorning Albanians, në Euronews Albania se aktualisht karkalecat janë në fazën e larvës së moshës së parë dhe të dytë dhe qëndrojnë në grumbuj, ndaj ky është momenti i duhur për të ndërhyrë.
Ai shpjegoi se zonat që kanë më shumë shqetësime janë ato të Lushnjws dhe Fierit dhe disa fshatra përreth Divjakës.
“Karkaleci italian dhe maroken që janë më të përhapur aktualisht në vendin tonë, nga këto 70 për qind është ai italian, 20 për qind karkaleci maroken dhe pjesa e mbetur specie të tjera. Ka disa kultura si jonxha që është shumë delikate, bishtajoret dëmtohen shumë në këtë fazë. Karkaleci i vendos vezët në gusht dhe në pranverë dalin vezët e para, ata kujdesen shumë duke i vendosur në zonat djerrë ku nuk bëhen punime, ose në shkurre, në zona të sigurta”, shpjegoi pedagogu.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet