U procedua penalisht, Voltana Ademi: Nën akuzë sot është Policia, kërkoj që të bëhen hetime
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, pasi u procedua nga Policia ka deklaruar se nuk ka lidhje me sulmin e djeshëm në selinë e PS-së.
Ajo kërkoi që për këtë ngjarje të bëhen hetime dhe sipas saj sot nën akuzë është Policia e Shtetit.
“Jam njohur sot nga mediat, nuk kam pasur asnjë komunikim nga asnjë drejtues apo instancë, qoftë ajo e Policisë apo hetimore. Nën akuzë sot është Policia e Shtetit. Unë dje kam pasur komunikim të vazhdueshëm, e kam bërë atë me dije publike. Sot më shtohet edhe më shumë dyshimi dhe vëmendja mbi atë çfarë ishte, një ngjarje e shëmtuar që ka ndodhur dje në Shkodër. Kërkoj që të hetohet thellësisht për atë çfarë ka ndodhur. Unë kam qenë dhe kam lëvizur me qytetarët e Shkodrës nga posta deri te sheshi “2 prilli”. Çdo anatemim që bëhet në adresën time por dhe qytetarëve të ndershëm të këtij qyteti është i padenjë për një shtet policor ushtarak. Fakti që nuk ndërhyhet dhe përkundrazi, është një hakmarrje sot ndaj kryetarit të Bashkisë, nuk më bën përshtypje ka ndodhur dhe më përpara nga Policia e Shtetit nuk më tremb. Përkundrazi, unë do të kërkoj që të çohet e drejta dhe të kërkohet deri në fund hetim”, u shpreh ajo.
Marshimi i thirrur për protestë ndaj vrasjes së Klodian Rashës nga policia në Shkodër, përshkallëzoi në dhunë kur një grup të rinjsh iu drejtua mesditën e së shtunës selisë së Partisë Socialiste duke e mësyrë dhe duke i vënë flakën orendive të saj. Për tensionet e djeshme në Shkodër, Policia ka proceduar penalisht Voltana Ademin dhe 7 persona të tjerë si organizatorë të protestës.
Mbi të 8 personat rëndon vepra penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme shtetasit”.
Nuk mungoi edhe një reagim nga PD, e cila tha se nuk ka lidhje këtë ngjarje.
Lexoni gjithashtu:
Tensionet në Shkodër, procedohet penalisht Voltana Ademi dhe 7 të tjerë si organizatorë
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq