Meta mesazh për vdekjen e mjekut Kërci: Të merren urgjent masa, të sigurohet sa më parë vaksina

13 Dhjetor 2020 | 12:13

Presidenti Ilir Meta shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të mjekut anestezist, Mihal Kërci, i cili nuk mundi të fitonte betejën me COVID-19.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, presidenti Meta thekson se situata e krijuar nga koronavirusi kërkon marrjen e masave të shpejta, pa kursyer asgjë.

“Ndarja nga jeta e Dr.Mihal Kërcit, personalitet i shquar i mjekësisë shqiptare, është një lajm shumë i hidhur për familjen, pacientët dhe të gjithë mjekët. Ngushëllimet më të ndjera, për këtë humbje të rëndë, që kërkon reflektim të thellë.

Humbja e jetëve, si pasojë e COVID-19, të shumë mjekëve të shkëlqyer si Drini Dobi, Bledi Nini dhe të tjerë, është e pazëvendësueshme dhe boshllëku i krijuar në ndihmën e kualifikuar ndaj të sëmurëve tashmë ka për të qenë shumë problematik.

Kjo situatë kërkon marrjen e masave të shpejta, pa kursyer asgjë. Përsosja dhe furnizimi i bollshëm e pa kufizim me mjetet më të mira mbrojtëse për personelin mjekësor. Dezinfektimi i vazhdueshëm dhe rigoroz i mjediseve mjekësore për arritjen e sigurisë maksimale të tyre”, shkruan Presidenti.

Meta nënvizon se duhet siguruar sa më parë vaksina dhe vaksinimi për personelin mjekësor.

“Sigurimi sa më parë i vaksinës dhe vaksinimi me prioritet i personelit mjekësor. Shpërblim financiar dinjitoz dhe të shtuar. Janë këto disa nga masat më urgjente dhe efektive, që duhen marrë sa më parë. Çdo investim në këtë drejtim, është investim jo vetëm për jetën dhe shëndetin e mjekëve por edhe për shëndetin e qytetarëve, të cilët presin shumë nga puna dhe përkushtimi i mjekëve, veçanërisht në këto kohë të vështira pandemie”, përfundon kreu i shtetit. 

Lexoni gjithashtu:

Humb jetën nga Covid mjeku anestezist, Mihal Kerci

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026