Përplasi për vdekje 38-vjeçarin dhe u largua, arrestohet pas dy ditësh i riu
Policia e Kurbinit ka arrestuar një 35-vjeçar i cili më datë 31 maj, përplasi për vdekje një 38-vjeçar që po udhëtonte me biçikletë.
Aksidentoi para dy ditësh, një 38- vjeçar, me pasojë vdekjen, dhe u largua menjëherë nga vendi i aksidentit, identifikohet dhe arrestohet drejtuesi i automjetit.
Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Fushë Mamurras – Adriatik, në vendin e quajtur “Presa e Bamit” dhe shoferi u u largua menjëherë nga vendi i aksidentit.
38- vjecari është gjetur nga kalimtarët dhe më pas është transportuar në spital, por si pasojë e lëndimeve të rënda fizike të marra ndërroi jetë në spital.
Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale është gjetur dhe sekuestruar automjeti tip “Benz” që drejtonte shtetasi S. R., në momentin e aksidentit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta