Denoncimet për parregullsitë në zgjedhje, Noka flet pas daljes Nga SPAK
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, në një prononcim pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, zbuloi se ishte thirrur në SPAK për të dëshmuar rreth kallëzimit të bërë për përdorimin e fondeve publike në fushatë.
Noka theksoi se paraqiti në SPAK provat për disa kryebashkiakë të cilët kanë përdorur fondet e buxhetit të shtetit për të tjetërsuar vullnetin e zgjedhësve në 14 maj.
Deputeti i PD-së tha se denoncimet për parregullsitë në zgjedhje do të vijojnë dhe gjatë ditëve në vijim. Ai shtoi se këto denoncime janë një test që SPAK të dregojë se nuk është degë e pushtetit ekzekutiv.
“Ne bëjmë detyrën tonë, respektojmë institucionet dhe vëmë në provë SPAK-un nëse drejtësia funksionon apo është një degë e ekzekutivit.
Sot isha pranë organeve të drejtësisë për të dëshmuar rreth përdorimit të parave publike nga disa kryetar bashkie për tjetërsimin e vullnetit të zgjedhësve.
Konkretisht Bashkia Vau i Dejës u denoncua në lidhje me një shifër të frikshme që është përdorur gjatë fushatës. U dencuan dhe kryebashkiakët e Krujës dhe Vorës.
Detyra jonë është e qartë denoncojmë përditë. Janë shumë kallëzime, më vjen keq t’iu them se do më shihni shpesh në këtë derë për të denoncuar. Për të gjitha çështjet që unë flas dhe vij këtu janë çështje që janë regjistruar. E kemi akuzuar dhe vijojmë ta akuzojmë SPAK-un, por në rastin e farsës elektorale kanë një mundësi për të provuar veten dhe për të treguar nëse janë jashtë xhepit të qeverisë”, tha Noka.
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës