“Vuçiç ankohej dhe gënjente”, Osmani: Takimi me këmbënguljen e Scholz dhe Macron

2 Qershor 2023 | 14:07

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një konferencë për media pas samitit të dytë të liderëve të Komunitetit Politik Evropian, tha se takimi me Vuçiçin ishte një kërkesë nga presidenti Macron dhe kancelari Scholz.

Ajo theksoi se ishte një takim informal dhe jo negociues.

Osmani u shpreh se presidenti serb, Vuçiç “ankohej, vajtonte dhe nuk tregonte të vërtetën në takimin me të”.

“Nuk kisha asnjë plan të takohesha me Vuçiçin. Sigurisht, dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë është i vazhdueshëm në Bruksel. Ishte një insistim që nga mëngjesi nga shumica e liderëve evropianë dhe sigurisht, si presidentja e njerëzve të Kosovës dua të tregoj konstruktivitetin që është një virtyt i popullit tonë, të tregojmë vullnetin se mund të flasim me të gjithë. Kjo nuk është hera e parë që e gjejmë veten me Vuçiçin në një takim të tillë. Por më duhet të them se ky takim, i cili ishte një takim me insistimin e presidentit Macron dhe kancelarit Scholz, kërkesë e tyre të cilën e respektova, duke qenë se janë disa nga aleatët tanë më të afërt, nuk ishte një takim negociues, por një shkëmbim pikëpamjesh. Mund të them se Vuçiç shkëmbeu pamjet, ai vajtonte dhe ankohej dhe sigurisht, nuk tregonte të vërtetën që është një virtyt i tij”, tha ajo.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Albulena Haxhiu nga Samiti në Tivat: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, në Tivat ku po përfaqëson Kosovën në samitin BE-Ballkani-Perëndimor, tha se Kosova ka ndërmarrë reforma të rëndësishme dhe...
15:35 | 05/06/2026

Dy ditë përpara zgjedhjeve në Kosovë, nisin tensione në Mitrovicë

Tensione janë regjistruar në Mitrovicën e Veriut, ku Policia e Kosovës ndaloi përkohësisht kryetarin e komunës, Millan Radojeviç, dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal, Ivan Zaporozhac,...
15:28 | 05/06/2026

Socialistët Evropianë mesazh mbështetës për Kurtin para zgjedhjeve të 7 qershorit

Socialistët Evropianë kanë shprehur mbështetjen e tyre për Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) dhe liderin e saj, Albin Kurti, në prag të zgjedhjeve të parakohshme që mbahen...
14:21 | 05/06/2026