Çfarë po ndodh me euron? Monedha evropiane në pikiatë, kap rekordin historik
Monedha Europiane po bie në rënie të lirë, duke u këmbyer këtë të premte 108.4 lekë, në kursin e Bankës së Shqipërisë. Në të njëjtin trend janë edhe dollari e paundi britanik që po këmbehen nën 101 dhe 126.6 lekë.
Është e natyrshme që me fillimin e sezonit veror, të ketë luhatje në rënie të monedhave të huaja, por oferta e monedhës europiane është tepër e lartë, duke e zhvlerësuar euron me 10% në raport me qershorin e kaluar.
Me këtë tendencë, operatorët në treg thonë se rënia e euros do të vazhdojë dhe të prekë rekorde të reja për këtë vit.
Përveç prurjeve valutore që besohet se do të jenë në nivelet më larta historike, paralelisht forcimi i lekut mund të jetë ndikuar edhe nga politika shtrënguese monetare dhe fiskale, që kanë ndikuar në ngadalësimin e rritjes së ofertës së monedhës vendase krahasuar me vitet e mëparshme.
Kjo situatë po favorizon gjithnjë e më shumë ato subjekte që kanë shpenzime në euro dhe të ardhura në lekë, ku përfshihen sidomos importuesit, qeveria shqiptare dhe huamarrësit e tjerë privatë.
Forcimi i lekut në teori duhet t’i bëjë më të lira importet dhe të japë një efekt pozitiv në nxitjen e konsumit privat. Gjithashtu, leku më i fortë ul barrën e borxhit në monedhën europiane dhe lehtëson buxhetet nga shpenzimet për pagesën e kësteve të huave.
Nga ironia te kritikat, pankartat pikante në ditën e 7-të të protestës
Zgjerohet protesta edhe në Elbasan, në thirrjet e qytetarëve brohoritet për të drejtat e tyre
“Kosova është me Shqipërinë”, protestuesi nga Prishtina mban fjalim para Kryeministrisë
- 20:24 Rama reagim për mediat ndërkombëtare: Histeri digjitale, protesta nuk ka kaluar kurrë 8 mijë pjesëmarrës
- 20:01 Nga ironia te kritikat, pankartat pikante në ditën e 7-të të protestës
- 19:32 Zgjerohet protesta edhe në Elbasan, në thirrjet e qytetarëve brohoritet për të drejtat e tyre
- 19:28 Sekretari amerikan i Mbrojtjes në Francë me bashkëshorten dhe 6 fëmijët e tij, ngrihen shqetësime për kostot e sigurisë
- 19:22 Trump ndan videon e krijuar me inteligjencë artificiale, në këngë përmendet 45 herë mbiemri “Trump”
- 19:08 “Kosova është me Shqipërinë”, protestuesi nga Prishtina mban fjalim para Kryeministrisë