Lufta kundër krimit, Manja: Të jetë fokus i SPAK, ka rritje të çështjeve 

2 Qershor 2023 | 15:45

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja kërkoi nga SPAK që të ketë në fokus luftën kundër krimit të organizuar pasi sipas tij ka një rritje të numrit të çështjeve.

Lufta kundër krimit të organizuar duhet të jetë në fokusin e SPAK. Kështu deklaroi ministri i drejtësisë, Ulsi Manja gjatë raportimit të rekomandimeve të këshillit të ministrave në komisionin e ligjeve, ku pohoi një rritje të çështjeve që lidhen me krimin e organizuar.

“Vihet re një rritje e numrit të çështjeve sa i përket krimit të organizuar, ne inkurajojmë prokurorinë e posaçme që fokusi duhet të drejtohet tek krimi organizuar dhe asetet që ka krimi organizuar. Sepse lufta kundër krimit të organizuar ka një impakt të jashtëzakonshëm tek opinioni publik dhe tek rritja e besimit të opinionit publik tek struktura e posaçme anti korrupsion.”- tha Manja.

Në dallim nga krimi i organizuar, Manja vlerësoi punën për luftën kundër korrupsionit.

“Në luftën kundër korrupsionit prokuroria e përgjithshme dhe SPAK kanë rritur rolin aktiv në hetimet paraprake, si nëpërmjet hetimeve të filluara kryesisht ashtu edhe në kryerjen e hetimeve proaktive dhe me përdorim të mjeteve të posaçme të hetimit kryesisht për veprat penale në fushën e korrupsionit”- shtoi ai.

Krahasuar me një vit më parë, sipas ministrit të drejtësisë ka një ulje të kriminaliteti i të miturve ndërsa e kundërta ndodhë me dhunën në familje.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë

Një ekspeditë speleologjike në shpellën “Sterra e Kujunxhiut”, pjesë e Parkut Kombëtar të Llogarasë, ka zbuluar një zgavër të re me thellësi rreth 70 metra,...
21:37 | 25/07/2026