Zhduket pa gjurmë 62-vjeçari, familjarët apelojnë për ndihmë

2 Qershor 2023 | 16:32

Muharrem Aliçkolli, një 62-vjeçar nga Korça është deklaruar i humbur.

Ai nuk ka pasur më kontakte me familjarët prej mëngjesit të së enjtes. Janë vetë familjarët ata që kanë bërë denoncimin në komisariatin e Korçës ndërkohë që kanë apeluar edhe për ndihmën e medias dhe kujtdo që e sheh, për të kontaktuar me ta.

Mësohet se Aliçkolli vuan nga diabeti dhe ka probleme me zemrën ndërkohë që ende nuk ka asnjë shenjë të tij.

Në dispozicion për çdo informacion të mundshëm është numri i kontaktit: 069 481 9027

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026