Spahiu: Albin Kurti shkatërroi 30 vite miqësi të ndërtuara SHBA-Kosovë
Juristi Kreshnik Spahiu deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se kryeministri i Kosovës Albin Kurti shkatërroi 30 vite miqësi të ndërtuara mes SHBA-së dhe Kosovës.
Sipas tij qasja e Kurtit ndaj situatës në Veri ka bërë që të vendosen me radhë sanksionet për shtetin e Kosovës.
Ndërsa i renditi, juristi shtoi se që prej ditës së djeshme në Moldavi, Kurti është njohur me këto sanksione.
“Albin Kurti është sanksionuar që dje sepse garantuesit dhe autorët e projektit franko gjerman, presidenti Macron dhe kancelari Scholz takuan presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani të cilës i është dhënë një mesazh i qartë që deri në zgjidhjen e krizës, Albin Kurti nuk do të jetë pjesë e bisedimeve të dialogut, as me Serbinë, as me Perëndimin, as me Bashkimin Europian dhe as me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky është sanksioni që kanë vendosur autorët e projektit franko-gjerman. Ndërkohë Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë vendosur 4 sanksione të qarta: ndërprerja e stërvitjes ushtarake me NATO-n, përfshirja në stërvitjen ushtarake të Defender 23, ndërprerja dhe pezullimi i lobimit për njohjen e shtetit të Kosovës nga shtetet që nuk e kanë njohur si dhe mos pranimi i asnjë zyrtari të qeverisë Kurti në Uashington,” – u shpreh Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 18:04 Rama për Politico: Nëse nuk do të ishte Kushneri askush nuk do të fliste! Kryeministri kundërshton etiketimin “Revolucioni i Flamingove”
- 18:02 Rama me banorët e Zvërnecit: Pronarët privatë merren vesh privatisht. Nuk e vendos as qeveria e as protestuesit
- 17:53 Takimi me banorët e Zvërnecit, Rama mbërrin në pallatin e kulturës “Labëria”
- 17:47 Putini refuzon propozimin e Zelenskyy-t për një takim
- 17:42 FOTOLAJM/ Edi Rama publikon foton e fundit nga Mali i Zi me Kancelarin Friedrich Merz
- 17:42 Rama mbërrin me helikopter në Vlorë, pritet të takohet me banorët e Zvërnecit