Plagosi me thikë 2 persona, arrestohet “Radari”. Çfarë i gjeti policia në banesë
Fatmir Jashari, personi i cili plagosi me thikë dy persona mesditën e kësaj të shtune në Sarandë, është arrestuar nga policia.
Policia bën me dije se gjatë kontrollit në banesën e Jasharit, u gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde e dyshuar nitrat amoni, që përdoret si lëndë plasëse artizanale, 16 kapsolla detonatore dhe 3 fishekë luftarakë.
52 vjeçari akuzohet për veprat penale “Plagosja e rendë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Jashari plagosi me thikë shtetasit Edmond Sulo 54 vjeç dhe Spiro Llambri 62 vjeç, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Jashari është me profesion peshkatar dhe ka precedentë të mëparshëm penal, ku njihet në zonë dhe me nofkën “Radari”.
Në vitin 2000 ai është arrestuar në Korfuz pasi drejtonte një skaf me të cilin kryente trafik droge. Ai u dënua me 2 vite burg. Në 2009-tën Jashari u kap nga policia e Gjirokastrës me 50 kilogramë marijuanë, por u lirua pas disa muajsh. Gjatë kontrollit të banesës në atë kohë iu gjetën 3 armë zjarri automatike tip kallashnikov, 2 kilogramë tritol, 680 kapsolla detonatore, ku 50 copë ishin të montuara me fije teli, 50 metra fitil ndezës, 1500 fishekë model 56 (automatiku) dhe 6 krëhëra automatiku me fishekë.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë