E mbyti të ëmën me qese, detaje nga krimi i rëndë: Djali sa ishte kthyer nga SHBA
Vrasje në kushtet e gjendjes së rënduar psikologjike dyshohet të jetë shkaku i ngjarjes së rëndë të ndodhur në qytetin e Përmetit, ku 24-vjeçari Albi Muhollari mbyti nënë e tij Zeniate Nuhollari, 65 vjeç.
24-vjeçari ishte kthyer përpara disa ditësh nga SHBA-ja ku jetonte prej vitesh ndërsa kishte shfaqur shenjat e një gjendje të rënduar psikologjike. Familjarët e kishin shoqëruar në spitalin e Përmetit ku pas ekzaminimit ai është diagnostikuar me “çrregullime të humorit”.
Mbrëmjen e së shtunës gjatë një debati në familje i riu, djali i vetëm i familjes, dyshohet se ka mbytur me qese plastamasi nënën e tij. Ai është ndaluar nga policia e Përmetit. Fqinjët shprehen se kjo familje ka qenë e rregullt dhe djali nuk ka shfaqur më përpara shenja agresiviteti.
Policia lokale në bashkëpunim me organet e hetimit vazhdojnë punën intensive për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq