“Zgjedhjet në veri, kurth i parapërgatitur”, gazetari: Ja skenari i përgatitur

4 Qershor 2023 | 19:14

Gazetari Asllan Bajrami i ftuar në Euronews Albania tha se është skeptik për zgjedhjet e reja që mund të zhvillohen në veri të Kosovës. Ai tha se mendon se këto zgjedhje mund të zhvillohen sërish, por dyshon se serbët sërish nuk do të merrnin pjesë në zgjedhje.

Gjithashtu Bajrami shtoi se me këtë Kurti ka rënë në një kurth të parapërgatitur, sipas tij, nga qarqe anti-shqiptare.

“Zgjedhjet janë pranuar nga ndërkombëtarët në kuptimin ligjor të fjalës, por ato janë kritikuar për shkak të mungesës së legjitimitetit, pavarësisht se po ti referohemi ligjit ato do duhet të bëheshin.

Por po të bëhen zgjedhjet e reja, unë jam shumë skeptik se ato do bëhen, ose mund të bëhen pa pjesëmarrjen e serbëve dhe këtu shikohet se ka një skenar. Është një skenar që Kurti ka rënë në një kurth të parapërgatitur në mënyrë që situata në veri të Kosovës të jetë sa më e tensionuar. Ky është një skenar nga qarqet anti-shqiptare,”-tha Asllan Bajrami.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026