A ishte paralajmëruar tensioni në veri? Andoni: Është momenti i së vërtetës…
“Nuk është jashtë parashikimeve”, kështu tha gazetari Ben Andoni lidhur me situatën e tensionuar në veri të Kosovës.
I ftuar në “Review” në Euronews Albania ai tha se kjo situatë u parashikua që në fillimet e Marrëveshjes së Ohrit, ndërsa shumë shpjet do të vijë edhe e vërteta.
Sipas tij Serbia duket sikur gjithnjë do ta mbajë peng e “ta peshkojë” Kosovën, pasi trazirat filluan në momentin kur jemi vetëm pak para përfundimit të marrëveshjes dhe kur Kosova dhe Serbia duhet të përballen me donatorët.
“Që në kohën e Marrëveshjes së Ohrit u fol që do kishte një ngërç dhe ky ngërç ndodhi. Këto ditë mbaron afati i kohës së shkurtër të zbatimit të marrëveshjes së Ohrit dhe pas një muaj e gjysmë mbaron pjesa afatgjatë e marrëveshjes afatgjatë të Ohrit ku të dyja palët do vendosen përballë donatorëve.
Donatorëve që do i japin në këtë moment dhe donatorëve më përpara. Ky është momenti i të vërtetës. Duket që serbët po e mbajnë peng dhe gjithmonë përpiqen ta peshkojnë Kosovën”,-tha gazetari.
Andoni hodhi gjithashtu dyshimet se situata e krijuar mund të jetë bërë edhe nga një bashkëpunim i mundshëm mes Kurtit dhe Vuçiç, ai tha se nuk do që ta besojë një gjë të tillë, por zëra të tillë po qarkullojnë.
LEXONI GJITHASHTU:
Dom Mark Pashkja: Njoh njerëz që kanë ndryshuar gjininë, kanë bërë operacione dhe janë penduar
Pastori Pano: Terapia me hormone për transgjinorët po shkatërrojnë familjet!
“Po luajnë teatër për BE-në,” aktivisti: Terapia hormonale një tjetër shfaqje për t’i rënë në sy
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë