Kërcënohet furgoni me punonjësit e biznesit, një person i bën pritë i armatosur
Një person i paidentifikuar ka kërcënuar me armë zjarri 34-vjeçarin dhe personelin që punonte në lokalin e tij.
Policia bën me dije se shtetasi H. A., 34 vjeç, banues në Maminas, Shijak, ka njoftuar Policinë se në Rubjekë, Shijak, në afërsi të liqenit të Rubjekës, ndërkohë që lëvizte me automjet, për të shpërndarë në banesa, personelin që punonte në lokalin e tij, një shtetas ende i paidentifikuar e kishte kanosur me armë zjarri.
“Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë. Është ngritur grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e motivit të kanosjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”- njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut