Ministria e Arsimit vë në dispozicion 300 milionë lekë për projektet e IAL-ve

5 Qershor 2023 | 16:09

Në kuadër të procesit të ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka vënë në dispozicion të universiteteve publike 300 milion lekë për projekte që kanë në fokus zhvillimin, përmirësimin apo rritjen e infrastrukturës akademike, didaktike dhe kërkimore, bazuar në marrëveshjet për programe të përbashkëta ose të dyfishta me universitete të huaja.

Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, e cila publikoi urdhrin e ri për thirrjen e projekteve të përbashkëta për vitin akademik 2023-2024, duke i ftuar të gjitha universitetet publike që të aplikojnë në këtë thirrje.

Sipas këtij urdhri, universitetet, përveç kërkesës për financim, duhet të bashkëlidhin në aplikim edhe projekt-propozimin, ku të identifikohen qartësisht objektivat, aktivitetet, kostot e parashikuara dhe masa e bashkëfinancimit.

Thirrja do të qëndrojë e hapur deri më 20 Qershor të këtij viti, ndërsa vlerësimi do të kryhet brenda datës 30 Qershor 2023.

Sipas këtij urdhri përparësi në përzgjedhjen e projekteve fituese do të kenë universitetet publike që kanë nënshkruar marrëveshje të përbashkëta me institucione të huaja dhe të cilat deklarojnë përqindje më të lartë të bashkëfinancimit nga të ardhurat e tyre për projekt-propozimin e paraqitur.

POSTIMI I PLOTË I MINISTRES KUSHI:

Në kuadër të procesit të ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë, ftojmë të gjitha universitetet publike që të aplikojnë në thirrjen e #MAS me projekte për zhvillimin, përmirësimin apo rritjen e infrastrukturës akademike, didaktike dhe kërkimore, bazuar në marrëveshjet për programe të përbashkëta ose të dyfishta me universitete të huaja.

Aplikimet do të jenë të hapura deri më datën 20 qershor të këtij viti.

Për më shumë detaje klikoni linkun e mëposhtëm:

https://arsimi.gov.al/shpallje-e-thirrjes-per-financimin-e-ial-ve-publike-per-projekte-te-perbashketa-ne-kuader-te-nderkombetarizimit-te-programeve-te-studimit-per-vitin-akademik-2023-2024/

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026