Grip edhe në verë, ISHP: Janë raste sporadike, testimi do të vijojë gjithë vitin

5 Qershor 2023 | 16:39

Rreth 9 mijë pacientë të prekur nga viroza të ndryshme paraqiten çdo javë pranë mjekëve të familjes.

Specialistët e ISHP pohojnë se mes të sëmurëve ka edhe raste me grip e COVID.

”Gjatë muajit të fundit vihet re një rënie e theksuar e numrit, që për grip shkojnë 1 deri 2 raste të konfirmuara me grip të konfirmuara, ndërsa për COVID 4 deri në 5 raste në javë. Janë 9 mijë raste në jave të infeksioneve respiratore të sipërme dhe të poshtme”, thotë Artan Simaku, specialist ISHP.

Në dyert poliklinikave paraqiten çdo ditë me dhjetëra pacientë, nga të gjitha grupmoshat, por specialistët e ISHP sqarojnë se situata është e qetë dhe do të vijojë monitorimi gjatë gjithë kohës.

Specialistët thonë se në javët që do të vijnë rastet e virozave do të jenë ne ulje. Mjekët pediatër referojnë se pas një fluksi të shtuar, edhe rastet e fëmijëve të sëmurë po bien.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026