Çfarë po ndodh në Serbi? Bërnabiç: Gati të jap dorëheqjen, nuk e pranon Vuçiç
Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabic është gati të japë dorëheqjen. Kështu ka deklaruar vetë ajo përmes një postimi në Twitter, si përgjigje ndaj protestave të dhjetëra qytetarëve që kërkojnë t’i jepet fund gjuhës së dhunës dhe urrejtjes.
Bërnabiç ka shkruar se është gati të depozitojë dorëheqjen, por është presidenti Aleksandër Vuçiç ai që nuk e pranon atë. Megjithatë, kryeministrja serbe tha si ai mund të ndryshojë mendje.
Ju doni zgjedhje, nuk ka problem, ne jemi gjithmonë pro zgjedhjeve. Unë sigurisht i qëndroj besnike Aleksandër Vuçiç dhe Serbisë”, ka shkruar Bërnabiç ndër të tjera në postimin e saj.
Ndërsa presidenti Aleksandër Vuçiç duket larg zgjidhjes përmes dorëheqjeve.
Në një takim që ka zhvilluar me kryeministren Bërnabiç dhe bashkëpunëtorët e saj, ka deklaruar se nuk e dorëzon pushtetin pa pasur zgjedhje.
Mediat serbe shkruajnë se kjo e enjte do të jetë e rëndësishme, pasi Vuçiç pritet të shpallë një vendim që do të përcaktojë të ardhmen e vendit dhe qytetarëve të tij, duke përmendur edhe ndryshimin e qeverisë.
Në Beograd, tashmë prej 5 javësh organizohen tubime masive nën moton “Serbia kundër dhunës” si përgjigje ndaj dy krimeve masive në të cilat u vranë 18 persona.
Dhjetëra mijëra njerëz marshojnë çdo të premte ose të shtunë duke kërkuar dorëheqjen e Vuçiç.
VIDEO/ Momenti i aksidentit tragjik në Unazën e Madhe, betoniereja përplas makinën dhe bie nga ura
Presidenti i Nikaraguas: Nuk do të ketë më zgjedhje në vend
Shtrëngatat rikthehen të premten, Anira Gjoni: Përplasja e masave të ajrit shkaktoi stuhitë në rajon
- 21:00 Avioni i cili ndryshoi rregullat e sigurisë së linjave ajrore. Gjenden pas 72 vitesh mbetjet e Clipper Endeavor
- 20:54 VIDEO/ Momenti i aksidentit tragjik në Unazën e Madhe, betoniereja përplas makinën dhe bie nga ura
- 20:42 Pas kërcënimit të Trump, Irani: Askush nuk do të shesë naftë nëse Teherani nuk mundet
- 20:19 Dita e 53-të e protestës, qytetarët ndalen në Kryeministri për të marshuar në rrugët e Tiranës
- 20:14 Mbi 3 mijë persona evakuohen nga zjarret që përfshinë Kanadanë
- 20:11 Presidenti i Nikaraguas: Nuk do të ketë më zgjedhje në vend