Pse aksi Librazhd-Përrenjas vijon të jetë burim aksidentesh
Aksi Librazhd-Përrenjas vijoj të jetë një njollë e zezë, në të cilën ndodhin aksidente thuajse çdo javë.
Më i fundit ka qenë dje, ku më konkretisht aksidenti ka ndodhur në aksin Prrenjas-Librazhd në Qukës Qendër. Një makinë është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë. Si rezultat makina ka përfunduar në poshtë kamionit, ndërsa dy të rinj ndodhen në gjendje të rëndë.
Shpesh shoferët të cilët udhëtojnë në këtë zonë ankohen për prani të vajit kryesisht nëpër kthesa dhe në ditë me shi bëhet akoma me rrezikshme lëvizja me makinë. Një pjesë dyshojnë se vaji hidhet qëllimisht dhe e njëjta problematikë është dhe në aksin Librazhd-Elbasan. Kompanitë të cilat merren me mirëmbajtjen e rrugës thonë se vaji rrjedh nga makinat në raste aksidentesh.
Ekspertë të ndryshëm janë shprehur më parë se e vetmja mënyrë për të ulur numrin e aksidenteve është që të shtrohet asfalt i ri në këto kthesa.
Problem është edhe aksi Pogradec-Qafë Thanë. Të dyja këto rrugë dhe rastet e aksidenteve që kanë ndodhur aty ne i kemi pasqyruar edhe në kronikat e Euronews Albania, përmes zërit të qytetarëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania