Gjuetia e paligjshme në Shkodër dëmton biodiversitetin, rrezik për speciet e rralla
Gjuetia e paligjshme vijon të jetë një fenomen shqetësues në liqenin e Shkodrës.
Zyrtarisht nga data 1 maj, nga Ministria e Bujqësisë dhe zhvillimit rural është ndaluar peshkimi me mjete motorike në liqenin e Shkodrës, sërish nga natyralistët vijnë denoncime ku shihet qartë që ky rregull nuk po zbatohet duke shkaktuar kështu probleme në biodiversitetin e liqenit të Shkodrës.
Kjo video e dërguar në redaksinë e Euronews Albania tregon se si persona të papërgjegjshëm kanë hyrë me mjete lundruese motorike në habitatin e zambakëve ku janë dhe foletë e dallëndyshes faqebardhë.
Më problematike e bën situatën forma e gjuetisë me korrent.
Specialistja e mjedisit Aurora Pirovic thotë se një veprimtari e tillë rrezikon biodiversitetin ne këtë zonë.
“Të kenë më tepër kujdes, monitorim dhe gjithashtu pa lënë mënjanë dhe ndërgjegjësimin e peshkatarëve që punojnë drejtpërdrejtë në liqen apo në lumin Buna në periudhën e peshkimit , për mbrojtjen e të vetmes koloni folezuese, dallëndyshes së detit faqebardhë që në këto zona strikte të mbrojtura duhet të ndalohet hyrja në këto zona dhe jo vetëm veprimtaria brenda këtyre zonave, të cilat kërcënojnë drejtpërdrejtë gjallesat ujore dhe sidomos llojet e veçanta të liqenit të Shkodrës”, thotë Aurora Piroviç, biologe, specialiste mjedisore.
Sipas urdhrit të Ministrisë së Bujqësisë deri në fund të muajit korrik janë të specifikuara të gjitha veprimtaritë e lejuara të peshkimit në liqenin e Shkodrës, ndërsa organizata e menaxhimit të peshkimit në liqenin e Shkodrës duhet të mbikëqyrë këtë veprimtari.
Euronews Albania tentoi të kishte një prononcim nga kjo organizatë por nuk mori një përgjigje.
LEXONI GJITHASHTU:
- Topalli: Tirana kryeson për dhunën në familje, si paraqitet situata në Shkodër
- Vodhi dhe dhunoi 2 shtetas, arrestohet nënkomisari i policisë në Shkodër
PS do të depozitojë brenda këtij sesioni projektligjin e ndarjes territoriale
Përfundon protesta para Kuvendit, protestuesit marshojnë drejt Komisariatit Nr. 1 ku mbahen të shoqëruarit
Sherr me thika pranë pedonales në Durrës, plagosen tre të rinj
- 12:51 Tre grupet opozitare: Po marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA, jo procedurës së përshpejtuar
- 12:41 “Për shkak të ‘Pandës’ ndodhi Reçaku”, nëna e viktimës së rastit “Panda”: Do ta padis shtetin, Vuçiçi të tregojë të vërtetën
- 12:28 PS do të depozitojë brenda këtij sesioni projektligjin e ndarjes territoriale
- 12:23 Konjufca i bën thirrje Gjykatës së Hagës: Mos merrni vendim politik, por të drejtësisë
- 12:06 Përfundon protesta para Kuvendit, protestuesit marshojnë drejt Komisariatit Nr. 1 ku mbahen të shoqëruarit
- 12:00 Zbulim arkeologjik në Rromës, zbulohet çezma e periudhës së hershme osmane në Selenicë (FOTO)