6 kate pa leje, ky është pallati që çoi në pranga Vangjush Dakon

6 Qershor 2023 | 19:00

Leja e ndërtimit për një pallat në lagjen nr. 5 të Durrësit është bërë shkak për arrestimin e ish-kreut të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe ish-zyrtarët e tjerë të kësaj bashkie.

Gazetarja e Euronews Albania Kloida Gjuzi raportoi se leja për ndërtimin e pallatit ishte 5 kate, ndërkohë që pallati përfundoi duke u ndërtuar me 11 kate.

Kanë qenë banorët, të cilët 2 vite më parë e kanë denoncuar rastin në SPAK si pasojë e dëmtimeve që pësoi pallati prej tërmetit. Me nisjen e hetimeve u zbuluan parregullsitë në procedura, shtesa pa leje dhe mosrespektimi i standardeve të ndërtimit.

Me vendim të GJKKO janë caktuar 7 masa arresti me burg dhe 3 arrest në shtëpi për ish-zyrtarët e bashkisë. Ata akuzohen për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026