Japin dorëheqjen nga kryesia e PD, Oriela Nebiaj dhe Flamur Hoxha

7 Qershor 2023 | 10:59

Deputetët Oriela Nebiaj dhe Flamur Hoxha kanë dhënë dorëheqjen nga kryesia e Partisë Demokratike pas mbledhjes që u zhvillua mbrëmjen e djeshme, e cila zgjati rreth 10 orë.

Burime për Euronews Albania, bëjnë me dije se Hoxha ka dhënë dorëheqjen dhe nga posti i sekretarit organizativ.

Kryesia e Partisë Demokratike zhvilloi dje një mbledhje për të diskutuar rreth mënyrës se si do të drejtohej partia dhe për datën e caktimit të zgjedhjes së kryetarit të ri të saj. Mbledhja u shoqërua me debate dhe tensione të shumta.

Disa deputetë u larguan duke e konsideruar vendim të njëanshëm përcaktimin e një date për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD.

Kryesia vendosi hapjen e procesit zgjedhor dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kryetarin e PD me datë 29 korrik 2023.  Vendimi u miratua me 17 vota pro, Jonila Godole dhe Flamur Hoxha votuan kundër ndërsa, Jorida Tabaku, Juela Hamati dhe Oriela Nebiaj abstenuan.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026