“Trupin e treta në acid”- gjenden pas 9 vitesh eshtrat e shqiptares së zhdukur
Policia spanjolle ka gjetur të martën trupin e Sibora Gaganit, të resë me origjinë shqiptare e cila rezulton e zhdukur që nga viti 2014, në banesën që ajo ndante në Málaga me të dashurin Marco R., autorin e dyshuar të vrasjes.
Pas arrestimit nga policia, Marco R. rrëfeu se e kishte vrarë dhe murosur Gaganin, si dhe shtoi se kishte përdorur dhe acid për të zhdukur trupin.
Mediat spanjolle konfirmojnë se pas deklarimve të italianit, agjentët kanë gjetur eshtrat e 22-vjeçares shqiptare në një qese plastike brenda një muri në banesën në Malaga ku banonte çifti.
Eshtrat e gjetura janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Malaga për të konfirmuar se i përkasin të resë së zhdukur përmes analizave të ADN-së.
Policia ka kontrolluar në raste të ndryshme apartamentin e Torremolinos, ku aktualisht jetojnë edhe qiramarrës të tjerë, të cilët kanë bashkëpunuar gjatë gjithë kohës me agjentët.
Sibora Gagani u shpërngul me Marco R. në Costa del Sol në vitin 2011 dhe u zhduk më 7 korrik 2014, pak pasi ndërpreu marrëdhënien me të, një datë prej të cilës familja e saj, e cila banon në Itali, nuk kishte asnjë informacion mbi vendndodhjen e saj.
Hetimi për zhdukjen e Gaganit rifilloi vetëm pak ditë më parë, pasi Marco R. u arrestua për vrasjen me thikë të bashkëshortes së tij të re.
Pas dëgjimit të këtij lajmi, të afërmit e Siborës dyshuan se ai kishte lidhje me zhdukjen e saj, siç ndodhi më në fund.
LEXO GJITHASHTU:
Zyrtari amerikan: Marrëveshja për armëpushim nuk përfshin aktualisht Libanin
ANALIZA/ Çfarë pritet nga Trump nga samiti i G7
Trump: Ngushtica e Hormuzit është hapur pjesërisht, do të hapet plotësisht të premten
- 20:02 Thirrje të forta në protestë, kërkohet dorëheqja e Ramës dhe Berishës
- 19:59 Zyrtari amerikan: Marrëveshja për armëpushim nuk përfshin aktualisht Libanin
- 19:55 Aksident në Gjirin e Ksamilit, mjeti lundrues përplaset me skafin e policisë! Shënohet një viktimë
- 19:46 Marta Kos: Shqipëria ka siguruar BE-në se projekti 1.4 miliardë euro do të përmbushë standardet mjedisore
- 19:46 Turizmi malor në rritje, Peshkopia hap zyrtarisht sezonin veror
- 19:42 Lëvizje në Policinë e Shtetit, kush do të drejtojë qarqet Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Fier