Turizmi malor në rritje, Peshkopia hap zyrtarisht sezonin veror
Peshkopia ka hapur zyrtarisht sezonin turistik veror, duke mirëpritur vizitorë nga mbarë vendi dhe më gjerë në një festë që promovon bukuritë natyrore, traditat dhe mikpritjen karakteristike dibrane.
Aktivitetet e organizuara me këtë rast synuan të nxjerrin në pah potencialin turistik të Dibrës, një prej zonave më të pasura të vendit me peizazhe malore, burime ujore, trashëgimi kulturore dhe kulinari tradicionale.
Përfaqësues të institucioneve vendore, operatorë turistikë, biznese lokale dhe qytetarë u bënë pjesë e aktiviteteve festive që shënojnë nisjen e një sezoni që pritet të jetë i suksesshëm për turizmin në Dibër.
“Risi e këtij sezoni, krahasuar me vitin e kaluar, është dyfishimi i ofertës turistike. Në territorin e bashkisë sonë kemi agroturizëm të shtuar, të cilët ofrojnë shërbime të ndryshme, duke zgjeruar edhe ofertat e fundit turistike që ne kemi. Falë investimeve, siç është rruga e Lurës, kemi prurje akoma më të mëdha sipas pritshmërive tona, madje edhe duke i tejkaluar ato. Sipas 6-mujorit të parë, krahasuar me vitin e kaluar, ne kemi diku rreth 30% më shumë vizitorë se një vit më parë, gjë e cila dëshmon edhe një herë se Dibra është një atraksion çdo vit e më shumë për t’u zbuluar dhe për t’u eksploruar.”
“Patjetër, ndër këta turistë që vijnë, ne kemi edhe disa sfida të vogla për sa i përket stafit, sepse stafi është i rëndësishëm dhe duhet trajnuar. Patjetër, u bëjmë thirrje edhe të rinjve këtu në Peshkopi, por edhe në zonat përreth, që të angazhohen me sportet e natyrës dhe turizmin e aventurës, sepse është një nga sektorët që vërtet kërkohet dhe ka paga shumë të mira. Edhe nga autoritetet vendore kërkojmë një bashkëpunim të mëtejshëm për sa i përket mirëmenaxhimit të mbetjeve, në mënyrë që turistët ta gjejnë natyrën të paprekur.”
“Po, unë e dua Peshkopinë. I dua edhe fshatrat përreth. Kam jetuar këtu për dy vjet, prandaj mund të flas vetëm fjalë të mira për njerëzit, kulturën dhe për faktin që u ndjeva shumë pjesë e komunitetit gjatë kohës që isha këtu.
Do ta rekomandoja këtë zonë, sepse mendoj se është më e lirë se Tirana, por njëkohësisht ofron shumë komoditete. Ke malet, natyrën dhe qetësinë”, thonë disa nga pjesëmarrësit.
Me natyrën e saj mahnitëse, ajrin e pastër, mikpritjen tradicionale dhe pasuritë kulturore, Dibra vazhdon të konsolidohet si një destinacion gjithnjë e më i preferuar për turizmin malor.
Udhëheqësi i ri suprem i Iranit betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim
Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit
Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë