Tenderi i Currilave, si e anashkaloi Dako raportin e KLSH, dëmi ndaj buxhetit

7 Qershor 2023 | 12:22

Gazetari i Euronews Albania Eni Ferhati ka zbardhur dosjen që çoi pas hekurave ish-kryebashkiakun Vangjush Dako dhe ish-zyrtarët e tjerë, të cilët akuzohen  për shërdorim detyre në dy raste.

Në dosjen hetimore në lidhje me tenderin për “Prejektim zbatim për ‘Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila’, thuhet se pagesa është bërë me dy këste të cilat janë marrë nga buxheti i shtetit i vitit 2014 dhe 2015.

“Sikurse rezulton pagesa e dytë e këstit të dytë të shumë prej 8,395.300 lëkë është kryer gati gjashtë muaj pasi KLSH i ka bërë me dije Bashkisë Durrës shkeljet ligjore që dhe evidentimin e dëmit ekonomik në këtë procedurë”- thuhet në dosje.

Në këtë të fundit thuhet se edhe  pse në një raport të KLSH-së flitej për një dëm ekonomik me vlerë 8.395.200 lekë, pra 40% e vlerës së kontratës, zyrtarët e bashkisë së Durrësit në vitin 2014-2015 nuk zbatuan procedurat, por shkelën detyrën.

“Në lidhje ma faktin e dytë të hetuar që i përket proceduar së tenderimit të projektimit “Prejektim zbatim për ‘Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila’

Sipas fletë-hyrjes projekti është marrë në dorëzim nga Bashkia Durrës në datë 23 Tetor të viti 2014 dhe këtë dokumentacion e ka nënshkruar punonjësja e urbanistikës Rozeta Kovaçi dhe magazinieri Salo Osmani. Sipas procesverbalit të marrjes në dorëzim të projektit ai është marrë në dorëzim nga grupi i punës së përbërë nga Adhurim Qehajaj, Adnand Toçilla dhe Diana Dedja (Kjo e fundit e ka nënshkruar procesverbalin).

Sipas të dhënave të marra nga Open Data në lidhje me pagesat e shumave në djalë nëpërmjet Degës së Thesarit Durrës, rezulton se pagesa e shumës së kontratës është bërë në dy këste dhe kjo sipas parashikimit të fondeve buxhetore për pagesën e kësaj kontrate në dy vite buxhetor, në vitet 2014 dhe në vitet 2015.

Sikurse rezulton pagesa e dytë e këstit të dytë të shumë prej 8,395.300 lëkë është kryer gati gjashtë muaj pasi KLSH i ka bërë me dije Bashkisë Durrës shkeljet ligjore që dhe evidentimin e dëmit ekonomik në këtë procedurë.

Nga sa më sipër sipas prokurorisë në bashkëpunim me njëri-tjetrin anëtarët e grupit të punës Adhurim Qehajaj, Adnand Toçila Diana Dedja dhe Kryetari i Bashkisë Durrës, Vasngjush Dako me ndërgjegje dhe vullnet kanë kryer veprime të kundërligjshme  në kundërshtimmë përmbushjen e rregullt të detyrës duke sjellë si pasojë dëmin ekonomik të buxhetit të Bashkisë Durrës për 18.318.400 lekë. Në lidhje me anën subjektive rezulton që jo vetëm që të gjithë këta shtetas kanë pasur dijeni për veprimet e kundërligjshme të tyre por rezulton aspak sikurse ata nuk kanë marrë asnjë masë për rikuperimin e dëmit ekonomik, sipas konkluzioneve dhe rekomandimeve të KLSH, por pasi janë vënë në dijeni për shkeljet ligjore të evidentuara nga ky institucion nëpërmjet raporti të Muajit Dhjetor të vitit 2015, pra gati gjashtë muaj më pas kanë ndihmuar me veprimet e tyre, ardhjen e mëtejshme të pasojave dhe thellimit të dëmit ekonomik duke Urdhëruar Degën e Thesarit që nga Buxheti i Bashkisë të kalojë në favor të shoqërisë SPH/ERA shumën e këstit të dytë prej 8.395.200 lekë, që i korrespondon 40% të vlerës totale të kontratës”- thuhet në dosjen hetimore.

Ndaj Vangjush Dakos, 4 ish zyrtarëve të Drejtorisë së urbanistikës së Bashkisë së Durrësit, dhe ish Drejtorin Adhurim Qehajaj, pronarin e një kompanie ndërtimi, Fiqiri Farruku, është firmosur masa e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa për tre nëpunëse gra është vendosur masa e ‘arrest shtëpie’.

Deri tani janë firmosur urdhërarrestet për:
Vangjush Dako, ish kryebashkiaku (arrest me burg)
Adlei Likmeta, arkitekt i bashkisë (arrest me burg)
Roza Kovaçi (arrest shtëpie)
Edlira Kertusha, juriste tek Urbanistika (arrest shtëpie)
Adnand Tocila (arrest shtëpie)
Adhurim Qehajaj ish drejtori i Urbanistikës (arrest me burg)
Fiqiri Farruku, ndërtuesi i pallatit (arrest me burg).

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026