Masakra në lokalin e Fation Murtatit, zbulohet një nga personat e përfshirë
Policia ka ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest me burg” një nga personat e përfshirë në maskrën në Don Bosko, ku u qëllua me breshëri kallashnikovi në drejtim të lokalit në pronësi të Fation Muratit.
Si pasojë e të shtënave humbi jetën banakierja Mimoza Paja, si dhe u plagosën 6 persona të tjerë, përfshirë dhe mbesën e mitur të viktimës.
Policia arrestoi këtë të mërkurë shtetasin Nikoll Sherrniku, 28-vjeç, i cili dyshohet për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.
28-vjeçari është personi i cili dyshohet se siguroi targat gjermane për makinën e personave që morën pjesë në atentat.
Sherrniku ndodhet në burg prej gushtit të vitit të kaluar pasi u arrestua për armbajtje pa leje dhe municion luftarak. Ai mendohet se ka siguruar targat për kryerjen e krimit që përpara kohës se të arrestohej.
“Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera në funksion të procedimit penal nr. 1700 të vitit 2023 ka rezultuar se personi nën hetim, shtetasi N. Sh., me veprime aktive ka siguruar kushtet dhe mjetet materiale që kanë shërbyer për kryerjen e veprës penale. Këto veprime konsistojnë në marrjen e targave të huaja ne shtetin gjerman, sjelljen e tyre në Shqipëri, dhe vënien në dispozinon të këtyre targave personave të tretë (autorëve), të cilët më pas i kanë ruajtur dhe përdorur këto targa në një automjet tip “BMW” seria 5, ditën e ngjarjes.
Automjeti tip “BMW”, së bashku me targat gjermane, është gjetur i djegur në fshatin Likmetaj, Manëz, Durrës.
Në funksion të këtij procedimi janë kryer veprime të shumta hetimore dhe ekzekutuar letër-porositë në Gjermani dhe në Kosovë”, njofton policia.
Policia bën me dije se po vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të personave të përfshirë.
LEXONI GJITHASHTU:
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës