Nga Ervin Bushati te Fate Velaj, 12 emrat e propozuar nga qeveria për ambasadorë

7 Qershor 2023 | 17:00

Komisioni i Jashtëm do të nisë të premten dëgjesat me kandidaturat e propozuara për ambasadorë të Shqipërisë në disa vende të Evropës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pasi kanë marrë dritën jeshile nga kryeministri, 12 propozimet e qeverisë shqiptare do të shpalosin platformën e tyre përpara deputetëve të Komisionit të Jashtëm.

1- Ridi Kurtezi, Emiratet e Bashkuara Arabe

  1. Zhaklina Peto, Mal i Zi
  2. Aida Sakiqi, Gjermani
  3. Ervin Bushati, SHBA
  4. Ilir Gjoni, NATO
  5. Vasilika Hysi, Misioni i OKB
  6. Meri Kumbe, Izrael
  7. Fate Velaj, Austri
  8. Blerta Kadzadej, Turqi
  9. Majlinda Frangaj, Vatikan
  10. Mustafa Nano, Zvicër
  11. Uran Ferizi, Mbretëri e Bashkuar

4 të propozuarit e parë që do të paraqiten në Komisionin e Jashtëm janë Meri Kumbe e propozuar si ambasadore në Izrael, dy ish-deputetët socialist, Ervin Bushati dhe Vasilika Hysi të propozuar në SHBA dhe në OKB, si dhe Zhaklina Peto në Mal të Zi.

Në javët në vijim do të zhvillojnë dëgjesat edhe 8 kandidatët e tjerë të propozuar si përfaqësues të Shqipërisë në botë.

Pjesë e listës së propozimeve është Redi Kurtezi në Emiratet e Bashkuara Arabe, Aida Sakiqi në Gjermani, Ilir Gjoni në NATO, Fate Velaj në Austri, Blerta Kadzadej në Turqi, Majlinda Frangaj në Vatikan, Mustafa Nano në Zvicër dhe Uran Ferizi në Britaninë e Madhe.

Pasi të përfundojnë të gjitha dëgjesat, propozimet do të shkojnë për dekretim tek presidenti Bajram Begaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:10 | 04/06/2026