Rama asnjë komunikim për Kosovën, Begaj: Unë jam në kontakt të vazhdueshëm

7 Qershor 2023 | 19:04

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk ka pasur komunikime sa i takon situatës në Veri, ndërsa presidenti Bajram Begaj ka konfirmuar se është në komunikim të vazhdueshëm me Kosovën.

Ai u shpreh se ka folur me autoritetet më të larta të Kosovës, po ashtu dhe me komandatin e KFOR-it e disa presidentë të rajonit.

“Në telefonatat e mia me autoritetet e larta të Kosovës kam shprehur mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën dhe kam vendosur theksin në domosdoshmërinë e zbatimit së marrëveshjes së dakordësuar publikisht në Bruksel dhe të anekseve të dakordësuara në Ohër. Duhet të fokusohemi tek prioritetet dhe jo tek ato që janë gjëra sekondare.

E përsëris që për mua sovraniteti dhe integriteti i Republikës së Kosovës është i padiskutueshëm nëse ndërtimi i institucioneve demokratike atje është gjithashtu i domosdoshëm. Për të ardhur te qëndrimi për zhbllokimin e situatës, unë kam bërë një thirrje vëllazërore për autoritetet e Kosovës që në këtë situatë duhet të kenë durim, duhet të kenë maturi dhe duhet të dëgjojnë dhe të koordinohen me partnerët tanë strategjik,” – u shpreh Begaj.

Presidenti shtoi se dhuna nuk është zgjidhje dhe ky konflikt i dhunshëm nuk duhet të jetë asnjëherë opsion. Sipas Begajt zgjidhja e vetme është dialogu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026