Aksion anti-drogë në Mat, zbulohen parcelat me kanabis në mes të pyllit
Policia e Matit ka asgjësuar 350 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u gjetën të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Macukull të Matit.
Policia ka mundur të arrestojë një 33-vjeçar, si autorin e dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve. I riu u kap në flagrancë duke punuar në njërën nga parcelat që kishte kultivuar bimët narkotike. Ai tentoi të largohej, por ndëryrja në kohë e shërbimeve të policisë bëri të mundur prangosjen e tij.
Më herët, gjatë fazës së parë të këtij operacioni janë asgjësuar 164 bimë canabis dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar.
Materialet procedurale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, bazuar në inteligjencë informative dhe si rezultat i planit operacional të koduar “Kreshta të pastra”, për kontrollin e pandërprerë të territorit me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për të kultivuar bimë narkotike, konstatuan të kultivuara në një zonë të pyllëzuar të fshatit Macukull, 350 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Në njërën nga parcelat ku ishin kultivuar disa prej bimëve, u kap duke punuar shtetasi., 33 vjeç, banues në Tiranë, autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve, i cili në momentin e ndërhyrjes së policisë ka tentuar të largohej, por është kapur dhe arrestuar në flagrancë”, njofton polica.
LEXO GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq