Rama: Nëse ndërkombëtarët i kthejnë shpinën Kosovës, futet në ditët e zeza të saj
Kryeministri Edi Rama, në një deklaratë për mediat ka folur së fundmi për situatën e tensionuar në Veri të Kosovës.
Ai tha se ndërkombëtarët janë të zotët e shtëpisë në Kosovë dhe në momentin që ato i kthejnë shpinën, vendi futet në ditët më të zeza të saj..
Me tej ai nënvizoi se do të mbështesë Albin Kurtin deri në fund.
“Ndërkombëtarët janë limfa vitale e Kosovës. Momenti që ata i kthejnë shpinën Kosovës, ajo futet në ditët e saj më të zeza. Unë nuk jam këtu për të bërë komente për Albin Kurtin. E kam mbështetur në të gjithë procesin e dialogut, dhe kur e sulmuan disa qorra pse u ul me Vuçiç në tavolinë. Unë do e mbështes Kurtin deri në fund në rrugën drejt njohjes së ndërsjellë dhe shpëtimin përfundimtar të Kosovës. 5 vende në mes të Europës nuk e njohin akoma. Në vend që të merremi me këtë, merremi me policë në godina boshe. Duhen shpallur zgjedhjet e reja menjëherë. Duhet të tërhiqet policia menjëherë. Nuk ka pse rri kot në godina bosh. Është e vështirë të mendosh Kosovën pa ndërkombëtarët. Ajo që mund të ndodh është shumë e rëndë”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta