Drafti i Ramës për Asocacionin, LDK: Propozimi i takon Kosovës, askujt tjetër

8 Qershor 2023 | 16:26

Pas propozimit të kryeministrit Rama për krijimin e acosicionit të komunave me shumicë sebre, kanë ardhur edhe reagimet e para nga Kosova.

Pas LVV dhe PDK-së ka reaguar dhe lidhja Demokratike e Kosovës.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka shkruar në një reagim në facebook se kompetente për propozimin e statutit të Asociacionit është vetëm Qeveria e Kosovës dhe akush tjetër.

“Të jemi të qartë e të saktë; kompetent për propozimin e statutit të asociacionit, si dhe menaxhimin me partnerët ndërkombëtarë, është vetëm Qeveria e Kosovës, askush tjetër, asnjë Qeveri e ndonjë vendi tjetër”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Kujtojmë se përmes një konference për media, Rama njoftoi se drafti për Asocacionin i propozuar nga qeveria shqiptare i është dorëzuar kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrit francez Emanuel Macron, me qëllim ç’tensionimin e situatës në veri dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026