“Kryebashkiaku nuk mban përgjegjësi për organikën” – Flet avokati i Vangjush Dakos
Petrit Ismaili, avokati i ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako tha në një deklaratë për mediat pas vendimit të GJKKO që e la në burg këtë të fundit, se prokuroria nuk paraqiti asnjë provë.
Ismaili u shpreh se kërkesa e tyre ishte ndryshimi i masës së sigurisë, pasi sipas tij Dako ka ushtruar detyrën si kryebashkiak përmes strukturave vartëse, për veprimet e të cilave nuk mund të mbajë përgjegjësi.
“Dako po hetohet për një fakt penal historik. Ka 10-12 vjet që pretendohet për veprën penale. Po t’i referohemi dispozitave për këto lloj masa sigurimi kërkohet një veprim procedural i ngutshëm për të marrë këtë masë. Vepra penale ka mbi 10-12 vjet. Prokurori nuk tregoi asnjë provë për këtë veprim të ngutshëm e asnjë provë për të justifikuar kushtet e kriteret e masës së sigurisë. Kërkesa jonë është ndryshimi i masës së sigurisë. Dako e ka ushtruar aktivitetin e tij nëpërmjet organeve kolegjiale. Çdo strukturë i ka të përcaktuara detyrat. Nuk mund të mbajë kryetari përgjegjësi kryetari i bashkisë për veprimet e strukturës organike”, tha avokati.
LEXONI GJITHASHTU:
Në 1 gusht luan në Serbi, Kampioni Denis Buzukja: Zemra gjëja kryesore në UFC, shqiptarët e kanë këtë
Aksident në aksin Elbasan–Peqin, plagoset drejtuesi i një automjeti, shkak parakalimi i gabuar
Fraksioni i “Toyota Yaris”, kalon për gjykim dosja ndaj ish-hetueses së BKH-së Eriona Daupaj
- 17:36 Presidenca qipriote e BE-së mbështeti integrimin e Shqipërisë, Hoxha pritet nga krerët më të lartë të shtetit
- 17:20 Në 1 gusht luan në Serbi, Kampioni Denis Buzukja: Zemra gjëja kryesore në UFC, shqiptarët e kanë këtë
- 17:11 Kina kundërshton sanksionet e reja të SHBA-së ndaj Kubës
- 16:58 Aksident në aksin Elbasan–Peqin, plagoset drejtuesi i një automjeti, shkak parakalimi i gabuar
- 16:42 Numri i të zhdukurve nga tërmetet në Venezuelë po rritet, fati i 10,000 personave është i panjohur
- 16:31 Fraksioni i “Toyota Yaris”, kalon për gjykim dosja ndaj ish-hetueses së BKH-së Eriona Daupaj