Senati njeh fitoren e Biden, kreu i republikanëve uron presidentin e zgjedhur: Rezultati flet qartë

16 Dhjetor 2020 | 09:11

Kreu i grupit të republikanëve në Senatin amerikan, Mitch McConnell, theu heshtjen dhe uroi  presidentin e zgjedhur Joe Biden dhe zëvendësen e tij Kamala Harris për fitoren në zgjedhjet e 3 nëntorit, duke i dhënë fund heshtjes së gjatë mbi rezultatin e garës presidenciale.

Në reagimin e tij, McConnell njoftoi se njeh fitoren e demokratëve në kontestin elektoral për Shtëpinë e Bardhë, pas rezultatit të publikuar më herët nga Kolegji Elektoral.

“Sot dua të uroj presidentin e zgjedhur Joe Biden, i cili ka qenë një shërbëtor i përkushtuar i shtetit për shumë vite,” – deklaroi McConnell.

Ai theksoi se do të kishte dashur një rezultat ndryshe, por shtoi se, “tashmë të gjithë amerikanët mund të ndihen krenar që vendi ka për herë të parë një grua si zëvendës presidente”.

E ndonëse Kolegji Elektoral vulosi zgjedhjet e 3 nëntorit, presidenti Trump ende refuzon të pranojë humbjen duke bërë pretendime të pabazuara për mashtrim të votave.

 

Lexoni gjithashtu: 

Presidenti rus, Putin, uron Biden për fitoren në zgjedhje

Kolegji Elektoral ‘vulos’ zyrtarisht Joe Biden president të SHBA: Koha të kthejmë faqe, të bashkohemi

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026