SHBA dhe Britania e Madhe miratojnë “Deklaratën Atlantike” për bashkëpunim

8 Qershor 2023 | 23:00

Kryeministri i Britanisë së Madhe Rishi Sunak dhe presidenti amerikan Joe Biden miratuan sot “Deklaratën Atlantike” për partneritetin ekonomik të dy vendeve.

Deklarata nënkupton se të dy vendet do të “krijojnë një qasje të re” që do t’i lejojë ata “të lëvizin më shpejt dhe të bashkëpunojnë më thellë”, raporton BBC.

Ai shtoi se një nga qëllimet kryesore të partneritetit është adresimi i dobësive në zinxhirët kritik të furnizimit. Ndër të tjera, Londra dhe Uashingtoni do të mbështesin industrinë e energjisë së pastër, ndërsa deklarata paralajmëroi edhe samitin ndërkombëtar për sigurinë e inteligjencës artificiale (AI), i cili do të mbahet këtë vit në Britaninë e Madhe.

Vendet do të përmirësojnë bashkëpunimin për të ndaluar “kundërshtarët” nga zhvillimi dhe përdorimi i teknologjive që mund t’i dëmtojnë ata dhe do të punojnë për të konsoliduar lidershipin në teknologjitë kryesore të ardhshme – AI, 5G dhe 6G, si dhe në biologjinë inxhinierike.

Në konferencën e përbashkët për shtyp të dy liderëve në Shtëpinë e Bardhë, Sunak tha se SHBA dhe Britania e Madhe do të vazhdojnë ta udhëheqin botën drejt paqes dhe prosperitetit më të madh.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026