Drafti i Ramës, Ngjela: Skandal, Franca ka qenë gjithmonë kundër territoreve tona

9 Qershor 2023 | 13:19

Avokati Spartak Ngjela ka qenë i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi propozimin e kryeministrit Rama për krijimin e Asocacionit të komunave me shumicë serbe në Veri.

Ngjela e cilësoi dorëzimin e draft-statutit në Gjermani dhe Francë si një skandal historik të Tiranës zyrtare. Avokati theksoi se shteti i Francës nuk ka punë me territoret shqiptare, pasi gjatë historisë ka qenë faktor kyç për lënien jashtë të territoreve të Shqipërisë.

Ai tha se Kosova duhet të ndjekë vetëm politikën amerikane dhe Washingtonin.

“Ishte një skandal historik i Tiranës. Ç’punë ka Franca me territorin shqiptar? E di kryeministri Rama që Franca në vitin 1912 ka qenë autori kryesor që shqiptarët humbën 2/3 e territorit, i mori Serbia me Greqinë edhe Mali i Zi. Franca është shtet që gjithmonë ka qenë kundër territorit të gjerë të Republikës së Shqipërisë. As presim gjë fare nga ata, ne jemi nën suzerenitet amerikan. Politika amerikane na dha një shtet, atë që na i kishte marrë politika franceze.

Ata prapë lëvizin me këto gjëra, kanë gjetur Ramën tani. Rama të kthehet në Shqipëri, t’i lejë në punët e vetë kundërshatrët e Shqipërisë. Hajdeni në Shqipëri dhe bashkojuni me politikën amerikane. Vetëm politika amerikane i ka njohur zgjedhjet në Veri.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 59-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta qytetare vijon në ditën e 59-të të saj teksa kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skëndërbej”...
20:09 | 28/07/2026

Raporti i INSTAT: Mbi 17 mijë të rinj me universitet nuk gjejnë dot një vend pune

Me diplomë universitare por të papunë. Kjo është gjetja e ekspertëve të statistikave të cilët në raportin “Tregu i Punës 2025” tregojnë se 17,800 persona...
19:40 | 28/07/2026

Shqipëria i përgjigjet thirrjes së OBSH për eleminimin e Hepatiteve B dhe C

“Le të thyejmë barrierat” kjo është motoja e ditës botërore të hepatiteve për vitin 2026. Ekspertët apelojnë për tu testuar dhe parandaluar hepatitet apo atë...
19:06 | 28/07/2026