“Mirënjohja e Qytetit”, nderohen juristët Luan Omari, Ismet Elezi e Niazi Jaho
Juristët Luan Omari, Ismet Elezi dhe Niazi Jaho janë nderuar me titullin “Mirënjohja e Qytetit”.
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj u shprehu mirënjohjen për kontributin e tyre të lënë për brezat e ardhshëm.
“Janë thuajse 300 vite angazhim në shërbim të komunitetit dhe vendit tonë. Është bekim i madh që ju kemi mes nesh dhe një mundësi e jashtëzakonshme që, secili prej nesh t’jua shprehë në sy mirënjohjen dhe falënderimin. Një gjë është e sigurt: historia, koha dhe kontributet kanë provuar se Niazi Jaho, Luan Omari dhe Ismet Elezi janë të denjë për respektin e qytetit tonë një milionësh dhe janë të denjë për të gjithë ata breza, një pjesë e të cilëve janë këtu sot, që janë në majat e karrierës së tyre”, tha Veliaj.
Të pranishëm në ceremoni, Prof. Dr. Ismet Elezi, i emocionuar, u shpreh se ky titull ishte surprizë për të.
“E falënderoj dhe i shpreh mirënjohjen që ka zgjedhur tre persona, të cilët janë shokë dhe miq shekullorë, punëtorë të orës së parë në drejtësi, me ndjenjën e lartë përgjegjësisë, të ndershmërisë, të ndërgjegjes kombëtare dhe të aftësisë profesionale, duke dhënë kontributin maksimal për drejtësinë tonë”, tha Ismet Elezi.
Edhe Prof. Dr. Luan Omari dhe juristi i njohur, Niazi Jaho shprehën mirënjohjen e tij për këtë vlerësim. Titulli “Mirënjohja e Qytetit të Tiranës” tre figurave të njohura akademike iu dha për kontributin e shquar akademik në pasurimin e mendimit juridik në disa fusha.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:18 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec