Esmeralda Mulaj: Ja pse ndërkombëtarët kanë kërkuar një draft nga Kosova
Esmeralda Mulaj tha në emisionin “Review”, në Euronews Albania se që pas përfundimit të marrëveshjes së Ohrit, Serbia u ka propozuar ndërkombëtarëve një draft-status për Asociacionin , ku siç ishte e pritshme propozonte krijimin e një republika serbska në Kosovë.
Ndërkombëtarët në atë moment kanë kërkuar që edhe Kosova të bëjë propozimin e saj në mënyrë që të arrihet një marrëveshje duke respektuar kushtetutën e Kosovës, por deri më tani, ky draft-status ende nuk është realizuar.
“Pas marrëveshjes së Ohrit ka pasur një takim Kurti-Vuçiç ku u prezantua një draft statut nga Beogradi, në këtë moment Kosovës ju kërkua drafti i saj. Pra ne kemi një draft nga Serbia, e dimë se çfarë kërkojmë, tani na duhet një draft nga Kosova. Në këtë mënyrë do punohej për të gjetur një zgjidhje të mesme ku të afrohen qëndrimet e të dyjave duke garantuar që do jetë në përputhje me kushtetutën e Kosovës dhe nuk do ketë një republika serbska.
Këtë e ka thënë Escobar, e ka thënë Chollet edhe sekretari Blinken edhe Bashkimi Evropian, ndaj Kosovës i kërkohet një draft i saj, sepse gjërat kanë mbetur këtu. Komuniteti ndërkombëtar mbase e ka edhe një draft të mesëm e t’ua lërë në tavolinë me “merre ose leje”, siç u bë me planin franko–gjerman, por kjo nuk i intereson SHBA-së dhe BE-së, pasi Rusia po kërkon një vatër te re konflikti”,-tha gazetarja Esmeralda Mulaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur