Bëri të famshëm byrekun shqiptar në SHBA, flet biznesmeni shqiptar

12 Qershor 2023 | 09:59

Ushqimet tipike shqiptare kanë “pushtuar” botën dhe kjo falë shqiptarëve të cilët kanë ndërtuar jetën e tyre në shtete të tjera.

Filip Kajtazi sipërmarrës tregoi në një intervistë për emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se byreku më i preferuar është ai me mish, por shtoi se klientët amerikanë preferojnë edhe flinë  që iu duket shumë e veçantë.

Ai tregoi se i kanë ardhur shqiptarë nga të gjitha vendet e botës vetëm për të ngrënë byrekun tradicional.

“Ai që preferoj unë më shumë është byreku me spinaq. Kur kemi ardhur në fillim s’kemi pasur mundësi ekonomike, mishi ishte i shtrenjtë dhe nëna na bënte byrek me spinaq. Amerikanët e pëlqejnë shumë edhe flinë, që e shoqërojnë me kos. Vijnë  shqiptarë nga Zvicra, Austria, Australia që të hanë byrekun tradicional dhe thonë se është njësoj sikur po hanë byrekun në Kosovë dhe Shqipëri”, tregoi sipërmarrësi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024