Rekordi negativ i Nadal, Tenisti spanjoll humbet shumë vende, renditet i 136 në botë
Prej vitesh i cilësuar si një ndër tenistët më të mirë në botë, Rafael Nadal duket se jo vetëm që nuk mund të jetë i pari, por madje as në 100 më të mirët në botë.
37-vjeçari regjistron një bilanc negativ, ndërsa tanimë renditet i 136-ti në botë, ndërsa rivali i tij Novak Djokovic qëndron në majë të botës.
Pak orë më parë, ndërsa serbi mposhtte në finalen e Roland Garros Casper Ruud dhe duke rrëmbyer fronin botëror, Nadal ra disa vende në renditje, madje duke mos siguruar dot as një pozitë mes 100 më të mirëve.
Për herë të fundit që diçka e tillë ndodhte, Nadal ishte vetëm 16 vjeç konkretisht më 14 prill 2003, pra 20 vite më parë. Asokohe kishte vetëm pasionin dhe dëshirën e madhe për të arritur majat, ndërsa eksperienca për spanjollin erdhi hap pas hapi.
Me mungesën e Nadalit në top-100, tenisit spanjoll për meshkuj i ka mbetur shtatë përfaqësues në elitën e raketave. Ky i fundit ka mundur të lërë pas vetëm 14 sportistë.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti