“Shqiptarët janë gjaknxehtë, por jo të rrezikshëm”- Flet trajnuesi i guidave

13 Qershor 2023 | 08:06

Një studim i kryer së fundmi (nga përpunimi i të dhënave të Numbeo për 41 shtete) bazohet në perceptimin subjektiv të sigurisë së individëve kur ecin vetëm në rrugë gjatë natës, në vende të ndryshme.

Shqipëria renditet e 12-ta nga fundi, me 52.34. Siguria në vendin tonë perceptohet më e ulët se të gjitha vendet e tjera të rajonit, si Serbia, Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut.

Eduard Cekoja, trajnues guidash turistike, tha në emisionin “Goodmorning Albanians” në Euronews Albania, se Shqipëria nuk mund të cilësohet vend i rrezikshëm.

Sipas tij, për shqiptarët është krijuar percpetimi i një populli ballkanas gjaknxehtë, por Shqipëria është një vend i sigurt për turistët.

“Shqipëria ka imazhin e një destinacioni ballkanas, pak gjaknxehtë, por është vend i sigurt. Nuk gjykoj që Shqipëria është vend i rrezikshëm, nuk kanë ndodhur incidente të rënda, gjëra të vogla. Në Shqipëri vijnë 5 mln turistë, do ketë edhe incidente. Ka evoluar situata: para 10 vitesh kur shkonim në Theth ishte ndjesia “kaloi edhe këtë herë”, sot nuk është e njëjta ndjesi. Ne jemi popull mikpritës, kur ka ndonjë incident të vogël bëhet lajm”, tha Cekoja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024