Draft-statuti i Asocacionit, Vuçiç: Respekt për Ramën, por nuk është i autorizuar
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka reaguar në lidhje me propozimin e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama për Asocacionin.
Ai ka thënë se e respekton kryeministrin Rama, por që nuk është i autorizuar të hartojë statutin e Asocacionit të komunave me shumicë serbe.
Vuçic ka shtuar se Rama nuk është anëtar i Ekipit Menaxhues dhe për këtë arsye nuk mund të bëjë draf-statut për Asocacionin.
“Me sa di unë, Edi Rama nuk është anëtar i Ekipit Menaxhues Serb. As kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili duket se dëshiron të bëhet pjesë e atij ekipi, pasi edhe ai ka diçka të shkruar, por nuk ka të drejtë ta ketë të shkruar”, ka thënë Vuçiç për median serbe.
Vuçiç shtoi se në lidhje me Asocacionin nuk ka çfarë diskutohet më, pasi palët kanë rënë dakord në marrëveshjen me ish-kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa.
“Nuk kemi çfarë të negociojmë këtu. Na jepni vetëm parimet dhe organet e Asocacionit siç janë negociuar dhe siç e kam inicializuar në vitin 2015 me (në atë kohë kryeministrin e Kosovës) Isa Mustafa. Nuk kërkojmë asgjë më shumë. A e dini se kur do të jetë? Asnjëherë, sigurisht jo derisa Kurti është në pushtet”, ka shtuar presidenti serb.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet