SPAK kërkon 42 vjet për vrasësit e Runajt, prek babai: Rri në shkallë e pres djalin

13 Qershor 2023 | 12:16

Prokuroria e Posaçme ka dhënë këtë të martë pretencën për të akuzuarit për vrasjen e Rigers Runajt dhe Emiljano Ramazanit në qytetin e Elbasanit.

SPAK ka kërkuar 30 vjet burg për Xhuliano Hoxhën dhe 12 vjet për Euglent Halilin.

Babai i Regis Runajt ishte i pranishëm me seancën gjyqësore, ku kërkoi drejtësi për vrasjen e të birit.

“Ne jemi fukarenj, jemi njerëz të këputur, dua drejtësi për vrasjen e djalit. Gruaja ime është e sëmurë, shpesh e mbyll në dhomë, se kam frikë mos i ndodh diçka. Djalin ma vranë me 27 thika. U them këtyre çunave se mua vetëm një thikë më duhet që të shkoj tek im bir. Dua qe këta dy çunat të marrin atë që meritojnë, asnjë ditë më shumë. Çdo ditë rri në shkallë dhe pres djalin, por ai nuk vjen, më kuptoni edhe mua, ju i perqafoni femijët tuaj. Unë pres qe djali të më kërkojë lekë për cigare”, tha babai i Runaj.

Vrasja e Emiljano Ramazanit dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh për drogën, pasi ai njihej si shpërndarës kokaine në qytet, ndërsa pak ditë pas vrasjes së tij u gjet i vrarë edhe miku i tij i ngushtë Regis Runaj, 23 vjeç, i vrarë me thikë, trupi i të cilit u gjet i hedhur në rrugë.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026