Dyshohet i përdorur në ngjarje kriminale, gjendet automatiku i murosur në Shkodër

13 Qershor 2023 | 13:08

Policia e Shkodrës ka sekuestruar një armë zjarri tip automatik dhe municion luftarak në Shkodër.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se në një banesë po tentohej të murosej një armë zjarri kallashnikov që dyshohet se mund të jetë përdorur në ngjarje kriminale, kanë ndërhyrë menjëherë për kontroll në banesën e shtetasit Gj. M., banues në lagjen ‘’Skënderbeg’’, Shkodër.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri automatik, me një krehër me 30 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe do të dërgohen për ekzaminim të mëtejshëm në Institutin e Policisë Shkencore.

Në momentin e kontrollit në banesë është gjetur vetëm një i moshuar, i cili është proceduar në gjendje të lirë për shkak të moshës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 1 milion makina në Shqipëri, rritje 9% në vitin 2025, shtohen makinat elektrike

Numri i mjeteve rrugore të regjistruara në Shqipëri vijoi të rritet edhe gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave qe raporton INSTAT, në fund të vitit...
13:57 | 21/07/2026

Mbi 22 mijë të huaj punojnë në Shqipëri, kryesojnë filipinasit dhe indianët

Në Shqipëri jetojnë dhe punojnë mbi 22 700 shtetas të huaj. Ky numër është raportuar deri në muajin qershor, dhe shifra prek një rekord për...
13:53 | 21/07/2026

Dhunuan me sende të forta 5 turq, arrestohen 2 persona në Durrës. Procedohen edhe 2 të tjerë

Dy persona janë vënë në pranga dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht lidhur me një konflikt të regjistruar në qytetin e Durrësit. Policia bën...
11:47 | 21/07/2026